
Murtaja zbret në Devoll! Dhjetëra bagëti të prekura nga sëmundja, zona në karantinë


Përveç Shkodrës, Dibrës, Bulqizës dhe Skraparit, sot u konfirmua rasti i parë më këtë sëmundje në Korçë. Vatra e murtajës te bagëtitë e imta u konstatua në fshatin Shuec të Bashkisë Devoll.
“Fermerit të prekur i kanë ngordhur 13 bagëti në tufën me 170 krerë. Pas njoftimit të Shërbimit Veterinar të Korçës, specialistët kanë mbërritur në Shuec, ku kanë konfirmuar sëmundjen e murtajës dhe po marrin masa për asgjësimin e bagëtive të prekura”.
Në një perimetër prej 3 km, që përfshin Shuecin, Rakickën dhe Zagradecin, është vendosur karantina veterinare, për shkak të rrezikut të lartë të infektimit.
Vendosja e karantinës ndalon lëvizjen e bagëtive nga kjo zonë në zonat e tjera. Prej 9 qershorit, Ministria e Bujqësisë ka ndaluar përkohësisht lëvizjen e dhenve dhe dhive në të gjithë vendin, përfshirë tregtimin dhe kullotat e përbashkëta.
Lejohet vetëm transporti drejt thertoreve, me certifikatë veterinare. Sëmundja e cila është tepër ngjitëse dhe me shkallë të lartë ngordhshmërie tek delet dhe dhitë nuk transmetohet te njerëzit, por shkakton humbje të mëdha ekonomike për fermerët.

"E keqja Rama apo e keqja Berisha"/ Ku gabon Bushati dhe Kajsiu
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128