
"Bankomati" Blendi Gonxhe/ Si ja delegoi Rama gjithë pasuritë dhe fondet e shtetit ish-zëvendësit të tij në Bashki

Me 90 drejtori e agjenci nën kontroll, 50% të buxhetit dhe 60% të pasurive publike, super-ministria e Gonxhes është kthyer në kasafortën personale të Bablokut për tenderë, prona, koncesione dhe dhurimin e tokës nën petkun e “zhvillimit ekonomik”...
Vendimi i kryeministrit Edi Rama për të krijuar super-ministrinë e trefishtë të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nuk ishte një riorganizim i rastësishëm administrativ, por një skemë e paramenduar për të përqendruar në një dorë të vetme pjesën më të madhe të fondeve publike, pasurive shtetërore dhe të gjitha granteve të huaja që i jepen Shqipërisë.
Emërimi i Blendi Gonxhes në krye të kësaj ministrie është garanci personale e Edi Ramës për të kanalizuar me besnikëri fondet dhe asetet kombëtare drejt miqve, klientelës dhe partnerëve të tij të interesave të përbashkëta. Gonxhe është i provuar prej vitesh si zbatues i pazarëve të ndjeshëm, që nga koha kur shërbente si drejtor kabineti në Ministrinë e Kulturës, më pas si zëvendëskryetar i Bashkisë së Tiranës dhe drejtor i Transportit Rrugor.
Tani, i sprovuar dhe i bindur, i është dorëzuar “çelësi i kasafortës” së shtetit shqiptar. Ministria që ai drejton kontrollon aktualisht një strukturë me mbi 90 drejtori dhe agjenci qendrore, përmes të cilave janë përqendruar rreth 50% e fondeve buxhetore dhe mbi 60% e pasurive publike, përfshirë edhe administrimin e projekteve ndërkombëtare dhe granteve të BE-së, USAID-it dhe agjencive të tjera zhvillimore.
Përveç 90 drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve, këto struktura kanë me dhjetëra sektorë e qindra zyrtarë, të gjithë të emëruar përmes besnikërisë ndaj ministrit Gonxhe, i cili garanton që çdo dokument dhe tender të kalojë sipas urdhrit të Ramës. Përqendrimi i pushtetit administrativ ka nisur me kalimin nën varësinë e Gonxhes të Agjencisë Qendrore të Prokurimeve, e cila zhvillon 80% të tenderëve shtetërorë për institucionet qendrore dhe rajonale, një strukturë që më parë ndodhej në Ministrinë e Brendshme.
Gjithashtu, Gonxhe kontrollon:
-Drejtorinë e Koncesioneve dhe Partneriteteve Publike-Private (PPP)
-Drejtorinë e Administrimit të Granteve të Huaja
-Drejtorinë e Pronave Shtetërore dhe Shitjes së Pronave
-Drejtorinë e Pronësisë Industriale, Metrologjisë dhe Standardizimit
-Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm për të gjitha ministritë, bashkitë dhe kompanitë shtetërore
Përveç tyre, ministria e Gonxhes ka nën kontroll edhe:
-Drejtorinë e Strehimit dhe fondet e strehimit social
-Agjencinë e Zhvillimit të Investimeve (AIDA)
-Agjencinë e Punësimit
-Inspektoratin e Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT)
-Institutin e Sigurimeve Shoqërore
-Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB)
-Inspektoratin Shtetëror të Punës
-Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit dhe atë të Tregtisë së Jashtme
Në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kombëtare, Blendi Gonxhe ka marrë nën kontroll të plotë:
-Bibliotekën Kombëtare, Arkivin e Filmit, Butrintin, Apolloninë, Bylisin
-Teatrin Kombëtar dhe atë të Operas dhe Baletit, Galerinë Kombëtare të Arteve
-Cirkun, Teatrin për Fëmijë dhe të gjithë muzeumet kombëtare
-Qendrat e trashëgimisë kulturore në të gjitha qarqet: Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Berat, Gjirokastër, Elbasan, Korçë, Kukës, Lezhë dhe Shkodër
Së fundmi, Gonxhe ka marrë nën administrim edhe të ashtuquajturën Paketë të Maleve, e cila do të shërbejë si justifikim për dhurimin e mijëra hektarëve tokë shtetërore me pretekstin e zhvillimit turistik dhe ekonomik.
Në të vërtetë, kjo superstrukturë nuk është as reformë administrative, as konsolidim logjik, është një arkitekturë politike për të ushtruar kontroll të pakufizuar mbi tenderët, pronat, projektet dhe çdo pasuri që ka mbetur ende në emër të shtetit shqiptar. Dhe në krye të saj është vënë njeriu më i bindur i Ramës, që pretendon të marrë edhe bashkinë e Tiranës./Pamfleti

Donald Trump ka vënë një bast të madh
ide

Akademia politike e PS, një shaka e madhe

Rezultatet e Maturës Shtetërore 2025, fiktivitet dhe jo përmirësim

Suksesi ka shumë baballarë, dështimet janë jetime!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128