
Kadill: Gazment Bardhi është shërbëtor i Bashës brenda PD. Ja gabimet e Belind Këlliçit

I ftuar në emisionin Dekalog në DritareTV me gazetarin Roland Qafoku, Fatbardh Kadilli ka folur për disa nga figurat kryesore të opozitës, Belind Këlliçin dhe Gazment Bardhin.
Për Këlliçin, Kadilli u shpreh se nuk ka asnjë pritshmëri politike:
“Djalë i informuar, e kam edhe mik, rrimë shpesh bashkë, por politikisht nuk pres asgjë nga ai. I ka pasur mundësitë, nuk i ka përdorur. Nuk ka treguar vullnet për të ndryshuar gjëra.”
Ai e akuzoi Këlliçin për mungesë qëndrimi në momentet kritike për Partinë Demokratike:
“Në vitin 2021, pas një humbjeje të dytë, kur u përsërit e njëjta mazhorancë dhe e njëjta opozitë, duhej mbajtur një qëndrim.
Ai zgjodhi të bie dakord fillimisht me Bashën, pastaj me Berishën. Kështu bëri edhe gjithë Forumi Rinor.”
Ndërsa për Gazment Bardhin, Kadilli u shpreh se e ka vlerësuar si zyrtar, por jo si politikan me vizion të pavarur:
“E kam njohur si zyrtar në Ministrinë e Drejtësisë, shumë i përgatitur, sistematik. Por në politikë, pyetja është: Pse je aty? Ai ka qenë shërbëtor i Lulzim Bashës.
E kam thënë edhe në kryesi, madje debatet nuk i kam pasur me Bashën, por me Bardhin.”
Kadilli theksoi se Bardhi ka qenë pengesë për reformimin e partisë dhe refuzues ndaj propozimeve të tij për ndryshime statutore:
“Pas garës për kryetar, unë çova propozimet e mia politike për ndryshime statutore. Të gjitha i hidhte poshtë me arrogancë.”

Donald Trump ka vënë një bast të madh
ide

Fytyra e huaj e një “shtëpie”


Akademia politike e PS, një shaka e madhe
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128