“E kam fshehur sëmundjen nga frika!”- Aktorja Ana Lika rrëfen periudhën e vështirë pas humbjes së nënës: U diagnostikova me epilepsi! Bjordin e pyeta nëse donte të…

19 Qershor 2025, 22:27 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“E kam fshehur sëmundjen nga frika!”- Aktorja Ana Lika

Aktorja e njohur shqiptare Ana Lika, ka ndarë një rrëfim të rrallë dhe prekës për një nga periudhat më të vështira të jetës së saj.

Pas humbjes së nënës, Ana Lika ka treguar se është përballur me një krizë të rëndë shëndetësore dhe emocionale, e cila ka përkuar me kohën ku dhe ajo mësoi se do bëhej nënë.

“Pas vdekjes së mamit, më diagnostikuan me një problem neurologjik, një formë epilepsie”, tregoi Ana, në emisionin “Mam”, duke shtuar se për herë të parë një krizë epilepsie e kishte përjetuar pikërisht gjatë kontrollit të parë për vajzën e saj.

Ajo pranoi se për një kohë të gjatë kishte frikë të pranonte publikisht sëmundjen, pasi nuk donte qe vajza e saj të kishte një mama të paaftë.

“Duke bërë ekon, më kap një krizë. Kisha frikë të tregoja që isha e sëmurë. Jo sepse më vinte keq për veten time, por sepse nuk doja që vajza ime të kishte një mama të paaftë”, ka thënë ajo.

Për shkak të trajtimit me medikamente, aktorja tregon se mori vendimin që vajzës së saj Marvel të mos i jepte gji.

Më tej ajo foli edhe për marrëdhënien me partnerin e saj, Bjordin, ku i ka treguar për herë të parë për sëmundjen dhe madje e ka pyetur nëse donte të ishin më bashkë.

E kam pyetur nëse donte të rrinte me mua. Doja të dija nëse i peshoja. Nuk doja të isha barrë për askënd”, tha ajo, ndërsa e përshkroi Bjordin si “shtyllën” e saj, ndërsa për veten u shpreh: “Mbase unë jam ndihma e Bjordit tamam tamam”.

@orindahuta_ Sot ne Mam kemi mami Ana Liken. Do te jete absolutisht nje prej episodeve me prekese dhe si thirrje per ato vajza e gra qe vuajne nga e njejta semundje qe Ana eshte diagnostikuar vetem 3 vitet e fundit. Ne formen e saj me te lehte por mjaftueshem per te te permbysur boten dhe per te ndaluar se beri jeten e meparshme. Si do ia rrefente Bjordit? A do e pranonte ai kete? Ajo nuk donte ti peshonte askujt, vecanerisht dashurise se jetes. E kur do te merrnin vesh qe po prisnin nje bebe do te ishte lajmi me i bukur por frika ishte aty. Prej pakujdesise se mjekut Ana perjeton krizen e pare te plote te epilepsise teksa per here te pare degjonte rrahjet e bebit.. nje epilepsi me e forte do te pasonte prej nderprerjes se menjehershme te mjekimeve.. e keshtu kjo situate do ta bente mami Anen qe mos perjetonte plotesisht cdo etape me vajzen e saj e per kete edhe te gjykohej.. sot per here te pare ne Mam ajo i jep pergjigje edhe shume paragjykimeve qe ndodhin mes nenash edhe pa e ditur qe mund te kete prapavije shendetsore… Sot, Ana jep mesazhe shprese e dashurie.. ndaj mos e humbisni ne 19:00 #youtube #orindahuta #subscribe #mothehood #epilepsyawareness #love ♬ original sound – Orinda Huta

ide

OSZAR »