Dështon armëpushimi? Irani sulmon me raketa, kërcënon Izraeli: Teherani do dridhet

24 Qershor 2025, 10:33 / BOTA ALFA PRESS

Dështon armëpushimi? Irani sulmon me raketa, kërcënon

Në Izrael, ushtria ka shpallur sërish alarmin ajror, pavarësisht armëpushimit të shpallur nga presidenti amerikan Donald Trump me Iranin.

Ushtria njoftoi se janë zbuluar raketa të lëshuara nga Irani në drejtim të Izraelit.

Mbrojtja ajrore është vënë në gatishmëri.

Popullsia është thirrur të strehohet në vendet e mbrojtjes.

Në Haifa dhe Krayot thuhet se kanë ndodhur pesë shpërthime.

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, reagoi ndaj sulmit të ri duke shkruar: “Teherani do të dridhet”.

Sulmi i ri me raketa është një shkelje e marrëveshjes së armëpushimit që Irani sapo kishte pranuar.

Ministri i Mbrojtjes, Izrael Katz, urdhëroi menjëherë një sulm hakmarrës “të fuqishëm” ndaj Teheranit.

ide

OSZAR »