
Donald Trump nuk përjashton mundësinë e pajtimit me Elon Musk: S’kam ndjenja të këqija

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka thënë New York Post se nuk ka “ndjenja të këqija” pasi Elon Musku e kritikoi publikisht “projektligjin e tij të madh dhe të bukur” dhe të dy patën një grindje javën e kaluar.
“Nuk kam ndjenja të këqija”, ka thënë Trump. “Isha vërtet i befasuar që kjo ndodhi”, ka shtuar ai.
Trump kishte deklaruar se ishte “i zhgënjyer” me Musk, por ka shtuar tani se “gjëra të tilla ndodhin” dhe se “nuk e fajëson atë për asgjë”.
I pyetur nëse ai dhe Musk mund të pajtoheshin, Trump ka thënë se mendon që po.
Pavarësisht kësaj, ai ka lënë të kuptohet se nuk e ka prioritet tani këtë.
“Funksioni im i vetëm tani është ta kthej këtë vend në një nivel më të lartë se kurrë më parë. Dhe mendoj se mund ta bëjmë këtë”, është shprehur Trump.
Të mërkurën miliarderi Musk ka shkruar në X se ishte i penduar për disa nga postimet e tij lidhur me Trump duke thënë se “kishte shkuar shumë larg”.

"E keqja Rama apo e keqja Berisha"/ Ku gabon Bushati dhe Kajsiu
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128