“Gërdeci” në GJKKO/ Mediu flet për letrën e 6 kongresmenëve! Prokurori: Po del nga objekti i gjykimit

18 Qershor 2025, 15:39 / POLITIKË ALFA PRESS
“Gërdeci” në GJKKO/ Mediu flet për letrën e 6

Mbahet seanca e radhës për dosjen e masakrës së Gërdecit me 26 të vrarë nga ai shpërthim tragjik, ku i pandehur në GJKKO është ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Mediu në seancë doli nga objekti i gjykimit dhe iu tërhoq vëmendja nga prokurori i SPAK, Klodian Braho, teksa foli për një letër që kongresmenë amerikanë i kanë dërguar Ministrisë së Drejtësisë, ku kërkojnë që dëshmitë në SHBA të merren parasysh, teksa më parë GJKKO ia refuzoi kërkesën ish-ministrit për thirrjen e tyre dëshmitarë.

Mediu në seancë: "6 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, ku kërkojnë që dëshmitë e personaliteteve ushtarake dhe politike të kohës të dhëna në SHBA vullnetarisht me (afidavid) që është deklarim nën betim dhe ka vlerën e provës në sistemin e drejtësisë amerikane, të merren parasysh në procesin “Gërdeci”.

Prokurori i SPAK, Klodian Braho: "I pandehuri të përqendrohet tek objekti i shqyrtimit gjyqësor në fazën qe jemi".

Po ndodh...

OSZAR »